Caleb Ekuban drejt rikthimit në Itali.
Pas një sezoni shumë pozitiv me Trabzonspor në Turqi më i miri në karrierë pas atij me Partizanin pasi në 32 ndeshje të Superligës turke realizoi 10 gola, ish-sulmuesi të kuqëve mund të rikthehet në kampionatin ku hodhi hapat e parë me fanellën e Chievo Veronës.
Ekuban është shumë afër transferimit te Genoa për 2 milionë euro, madje në ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i tij te skuadra ligure.
Për sulmuesin ganez kjo do të jetë eksperienca e dytë në Serie A pas asaj me Chievo Veronën.