Ashtu si pritej, Tottenham dhe Sevilla kanë arritur akordin për Erik Lamela.
Sulmuesi i djathtë është pjesë e klubit anglez prej vitit 2013.
Pavarësisht kualitetit që zotëron, nuk ia ka dalë të kthehet përfundimisht titullar tek ekipi i Tottenham dhe gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 17 gola në Premier League.
29-vjeçari argjentinas do të transferohet tek Sevilla për shumën e 25 milion eurove (raporton El Desmarque)
Në operacionin e kalimit të Lamela në LaLiga është përfshirë edhe Bryan Gil.
Talenti 20-vjeçari spanjoll do të transferohet te Tottenham.