Fernando Torres është një legjendë e gjallë e Atletico Madrid.
Ish-sulmuesi spanjoll është rikthyer për herë të tretë te klubin i zemrës, por këtë radhë si trajner.
37-vjeçari u tërhoq nga futbolli aktiv dy vite më parë, teksa ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit. E ku më mirë sesa tek Atletico Madrid?
Torres, i cili numëron 129 gola me skuadrën “Colchoneros”, ka vendosur të marrë drejtimin e ekipit të të rinjve të kampionëve të Spanjës.