Milani vazhdon të jetë në tregun e transferimeve për të gjetur pasuesin e Hakan Calhanoglu.
Pas Iscos apo Philipe Coutinhos, së fundmi ka dalë në skenë një emër i ri.
Bëhet fjalë për Julian Brandt të Borussias së Dortmundit. 25-vjeçari gjerman përveç se si trekuartist mund të luajë edhe si sulmues anësor.
Te Borussia e Dortmundit, Brandt e ka humbur vendin e titullarit dhe mund të transferohet te Milani edhe në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerjeje nga ana e klubit kuqezi për 22 milionë euro të tjera.