E ardhmja e Xherdan Shaqirit qëndron pezull. Sulmuesi zviceran do të shohë kontratën e tij të skadojë me Liverpool dhe qëndrimi i tij në Anfield nuk është i sigurt.
Sipas raporteve nga Sky Sports UK, ish-lojtari i Inter ka tërhequr vëmendjen e Villarreal dhe Sevilla, të interesuar në huazim.
Megjithatë, edhe në Itali ka vëmendjen e Lazios dhe Napolit të cilët kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit.
Shaqiri sezonin e shkuar luajti 14 ndeshje me Liverpool në Premier dhe nuk la shenjë.
Kujtojmë që “Reds” paguan gati 15 mln euro te Stoke City në vitin 2018.