Gjiganti francez po synon transferimin e mbrojtësi Kalidou Koulibaly.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, PSG e ka bërë si prioritet transferimin e Koulibaly gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se klubi francez tashmë ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit për të parë mundësinë e blerjes të tij.
Mbrojtësi dëshiron largimin nga Italia dhe është i hapur për një kalim në francë.
Interesim për 30-vjeçarin ka shprehur edhe Man Utd, ndërsa çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 40 milionë euro.