Ekipi i Intermedikës nga Sllupçani u shpall kampione e turneut tradicional në futboll të vogël “Mevludin dhe Iljasa Memedi”, i cili u mbajt në Mateç të komunës së Likovës. Në finalen e cila u luajt mbrëmë vonë, para një numi të madh të shikuesve, Intermedika fitoi ndaj ekipit Freskia me rezultatin 2-0 (1-0 pjesa e parë), me golat e Narcis Alibegut dhe Ridvan Ismailit. Pas përfundimit të finales u ndanë mirënjohjet, medaljet dhe kupat për më të mirët.
Intermedika, përvec kupës dhe medaljeve, nga Këshilli Organizativ u shpërblye edhe me 800 euro. Freskia si nënkampione fitoi medalje, kupën dhe 500 euro, ndërsa Vuksani nga Mateci, si fitues i vendit të tretë iu ndanë 300 euro.
Ekipi më fair play u shpall Casa Milano.
Medaljet për dy vendet e para i ndanë kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputeti Berat Hajdari, kurse kupën ekipit kampion ia dorëzoi kryetari i Këshillit Organizativ, hoxha i nderuar Enver Azizi. Ky i fundit para publikut bëri një lutje për mërgimtarët e Kosovës që humbën jetën ditën e diel në aksidentin tragjik në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë dhe 44 të tjerë u lënduan. Ai tha se në këto momente të rënda shpirtërore ndajnë dhimbjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ndryshe, lojtar më i mirë i turneut u shpall Artan Jonuzi nga Freskia, kurse portier më i mirë Bajram Ramadani nga Intermedika.
Këshilli Organizativ ka ndarë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuuar në mbarëvajtjen e turneut. Vlen të përmendet se para ndeshjes finale u zhvillua një ndeshje revyale mes veteranëve të futbollit nga komuna e Likovës dhe Kumanovës, ndërsa grupi muzikor nga Shkupi kënduan disa këngë të bukura nga reportoari i tyre i pasur.
Intermedika ishte e përbërë nga këto lojtarë:
Orhan Demiri, Arburim Ajdini, Amir Bajrami, Behar Demiri, Ridvan Ismaili, Harun kasumi, Llokman Shabani, Bajram Ramadani, Mentor Mejzini, Qemal Gashi, Narci Alibegu, të udhëhequr nga dr. Zekirja Shaini.