Ish-sulmuesi i Interit firmos me skuadrën gjermane!
Stevan Jovetiç është bërë lojtari i ri i skuadrës së Hertha-s së Berlinit. Ish-sulmuesi i Interit, Mançester Sitit, Fiorentinës dhe Monakos, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti gjerman.
Malazezi 31-vjeçar do të nisë një aventurë të re me Hertën e Berlinit ku do të gjejë aty dhe Kevin Prince-Boateng, i cili pak javë më parë u transferua tek klubi bardheblu.
Sfumohet kështu pista e Italisë më konkretisht Lacio e Mauricio Sarrit, ku ish-trajneri i Juventusit do ta mirëpriste me krahëhapur sulmuesin malazez.