I refuzohet e drejta për të marrë pjesë në kampionat!
Klubi i njohur italian i Kievos është në prag falimentimi, teksa i është refuzuar ankimimi nga Kolegji i Garancisë Sportive për të luajtur sezonin e ri në Serinë B.
Pas vendimit të disa ditëve më parë nga Kolegji i Garancisë Sportive për përjashtim të skuadrës nga Veneto për arsye të borxheve të akumuluara dhe krizës së rëndë financiare, Kievo e apeloi atë dhe tashmë verdikti u dha që skuadra nga Verona është përjashtuar nga Seria B dhe vendin e saj do ta marrë Kosenca.
Lajm i keq ky për futbollin italian duke parë se Kievo ka qenë një klub me traditë në Serinë A duke pasur dhe lojtarë që kanë shkëlqyer në elitën e futbollit italian.