Futbollisti i Bayern Munchen, Corentin Tolisso ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Corentin Tolisso është lojtari i fundit në kampin e Bayern Munchen që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bayerni ka njoftuar se në testimin e fundit, Tolisso rezultoi pozitiv në testimin me metodën PCR.
Ai do t’iu nënshtrohet të gjitha protokolleve anti-COVID-19 si dhe do të vetizolohet për një periudhë të pacaktuar.