Massimiliano Allegri ka mbajtur konferencën e parë për shtypin që nga rikthimi i tij në Torino si trajneri Juventusit.
Allegri diskutoi një mori gjërash ku njëra nga to ishte edhe shiriti i kapitenit.
Allegri befasoi me deklaratën e tij ku tha se Dybala do të jetë zëvendës-kapiten.
“Dybala është lojtari me më së shumti vite në skuadër pas Chiellinit, kështu që zëvendës-kapiteni do të jetë ai”, tha ai.
“Bonucci u largua kështu që koha e tij është më e vogël, është larguar dhe pastaj u kthye”, shtoi ai.
“Kështu që kapiteni do të jetë dikush tjetër, nëse dëshiron shiritin atëherë mund të shkojë në qendër të qytetit ta blejë dhe të luajë aty, por Leo e di këtë gjë”, përfundoi Massimiliano Allegri.