Mbrojtësi i Kombëtares jashtë planeve të Parmës

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares jashtë planeve të Parmës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:17
Mbrojtësi i Kombëtares jashtë planeve të Parmës

Mbrojtësi i Kombëtares jashtë planeve të Parmës, e kërkon një tjetër skuadër italiane!

Kastriot Dermaku është për momentin një futbollist që duhet të gjejë një skuadër për vazhdimin e karrierës në sezonin e ri.

Mbrojtësi i Kombëtares, në pronësi të Parmës, duket se nuk bën pjesë në planet kryesore të emilianëve ndaj edhe për të kërkuar minuta në fushë, duhet të ndërrojë ambient.

Leçe nuk e shfrytëzoi klauzolën për blerjen e tij, ndaj tanimë emri i qendërmbrojtësit 29-vjeçar është praktikisht në merkato.

Për të seria mbetet e pandryshueshme, por ekipi mund të jetë një tjetër. Bëhet fjalë për Ternanën që së fundmi ka nisur të interesohet për shërbimet e shtatlartit kuqezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat