Chelsea në bisedime me Sevillan rreth nënshkrimit të mbrojtësit francez, Jules Kounde.
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar u transferua në klubin spanjoll dy vjet më parë dhe ka vazhduar të mbetet si një nga mbrojtësit më premtues në Evropë.
Ai ndihmoi Sevillan të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës në Euro 2020, shkruan Skysports.
Kounde ka tërhequr gjithashtu interesimin edhe nga klube tjera angleze si Manchester City, të cilët zhvilluan edhe bisedime me Sevillan për nënshkrimin e tij në sezonin e kaluar.
Francezi përveç pozitës së mbrojtësit të qendrës mund të luajë gjithashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes nëse është e nevojshme.