Cole fillon punën si trajner te Anglia, në shtator sfidon Kosovën

Futboll

Cole fillon punën si trajner te Anglia, në shtator sfidon Kosovën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:21
Ashley Cole

Ashley Cole është emëruar ndihmës-trajner te kombëtarja e Anglisë U21, ndërsa Lee Carsley mori detyrën e përzgjedhësit.

Ish futbollisti i Arsenalit e Chelseat, për herë të parë angazhohet në rolin e trajnerit.

Cole ka luajtur 107 ndeshje për Anglinë gjatë viteve 2001-2014.

Ndeshjen e parë në shtëpi, Anglia U21 do ta zhvillojë kundër Kosovës U21 në shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat