Borusia e Dortmundit ka goditur në merkato duke zëvendësuar të larguarin Xhadon Sanço me talentin holandez Donejl Malen.
22-vjeçari është zyrtarisht pjesë e verdhezinjve duke filluar një cikël të ri në karrierë.
Prej ditësh kishte përfunduar ky operacion, por vetëm sot u bë zyrtar.
Malen është një futbollist me talent mjaft premtues teksa prej 3 vitesh është pjesë e PSV-së ku në 81 ndeshje ka realizuar 40 gola, një mesatare e pabesueshme prej 1 gol për çdo dy ndeshje.
Borusia Dortmund tregon dhe një herë tjetër që është mjeshtre në merkato duke bërë goditje me vlera të ulëta, por cilësi të larta.