Erling Haaland thotë se nuk vlen 175 milionë euro.
Chelsea raportohet se dëshiron të bëjë goditjen më të madhe në histori të klubit, duke transferuar Erling Haalandin për shumën e 175 milionë eurove.
Lojtarin e duan edhe klube si City, Reali etj.
Por, vet Haaland shpreson të jenë vetëm thashetheme.
“Të largohem për 175 milionë euro? Shpresoj të mos jetë e vërtetë. Janë shumë para për një person…”, deklaroi ai për Bild.
Derisa kur u pyet se çfarë do të ndodhë, a do të qëndrojë apo do të largohet, dhe se a ka fol me agjentin, ai u përgjigj: “Para se të flas me të dje, kishte kaluar një muaj që nuk kemi qenë në kontakt me agjentin tim. E keni përgjigjen…”.