Gjyqtarët nga Kosova delegohen në ndeshjen e Conference Leagues

Futboll

Gjyqtarët nga Kosova delegohen në ndeshjen e Conference Leagues

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:40
Gjyqtarët nga Kosova delegohen në ndeshjen e Conference Leagues

Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë me paraqitje të mira në garat ndërkombëtare.

Një tjetër katërshe e gjyqtarëve është deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës.

Është gjyqtari Besfort Kasumi, ai, i cili do ta gjykojë ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe skuadrës sllovake, Spartak Trnava.

Asistentë të Kasumit në këtë ndeshje do të jenë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt Shpetim Murtezi.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten, në orën 18:30, në stadiumin “Stadionul Municipal”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat