Kombëtarja e Suedisë nuk i ndahet fitoreve, kësaj radhe e mposhti me rezultat 2:0 Zelanda e Re, në kuadër të Grupi G të Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, u paraqit në pesë minutat e fundit (85’).
Golat i shënuan Anvegard (17’) dhe Janogy (30’).
Suedia përfundon në vend të parë me 9 pikë apo me tre fitore rresht, duke u kualifikuar më tej.
Në vend të dytë SHBA me 4 pikë, Australia 4 dhe Zelanda e Re me 0 pikë.
Suedia po kërkon të arrijë në finalen e dytë olimpike radhazi pasi humbi nga Gjermania në Lojërat Olimpike – “Rio de Janeiro 2016”.