Masimiliano Alegri është paraqitur përpara gazetarëve përkrahë presidentit Anjeli.
Trajneri i Juventusit ka folur më tepër rreth projektit të tij të ri me bardhezinjtë.
Një nga çështjet e prekura ishte edhe ajo e shiritit të kapitenit.
Por zgjedhja është e qartë për Alegrin, i cili ia kalon shiritin Chiellinit. Megjithatë nuk kursen as humorin thumbues për Leonardo Bonnucin.
Ky i fundit la Juventusin për fanellën e Milanit, prandaj ka humbur hierarkinë e tij në kandidatët për kapiten.
“(Shiriti) Shkon te Kielini për vjetërsi. Bonnuci? Mund të shkojë ta blejë shiritin dhe të luajë me të në shesh (qesh) Ai zgjodhi, u largua, ai humbi punën e tij… por Leo e di atë. Tani ngadalë po rikuperohet”, ka thënë Masimiliano Alegri.