Sadio Mane mbështet tifozët e pakënaqur me merkaton e Liverpool.
Sulmuesi i ka bërë “like” një postimi në Instagram që kritikonte mungesën e blerjeve nga Të Kuqtë gjatë verës, sipas the Daily Express.
Klubi anglez ka qenë i heshtur në merkaton e verës, me ish-yllin e Leipzig Ibrahima Konate që ka qenë blerja e tyre e vetme.
Disa tifozë të Liverpool-it kanë shprehur zemërimin e tyre me klubin, duke shkruar në rrjetet sociale:
“Pas transferimit të Varane tek Unite, ka ardhur lajmi se Liverpool mund të mos bëjë asnjë blerje gjatë verës. E di që të gjithë thonë se duhet të kemi durim, por e kuptoj zhgënjimin e të gjithëve. Shpresojmë që të marrim një lajm të mirë shpejt”.