Roma, edhe Shomurodov për sulmin!
Drejtuesit e Romës nuk ndalen për t’i siguruar trajnerit Jose Mourinho një sulmues për sezonin e ardhshëm.
Verdhekuqtë kanë piketuar Eldor Shomurodov, i cili aktivizohet me skuadrën e Genoas, që sezonin e kaluar zhvilloi një kampionat të mirë me gjenovezët.
Sipas mediave italiane, i preferuari i trajnerit portugez për të përforcuar repartin e avancuar është Sardar Azmoun i Zenitit, por duke pare konkurrencën e forte të Bayer Leverkusen, drejtuesit e verdhekuqve kanë hedhur sytë pikërisht nga sulmuesi i Genoas, i cili vlerësohet 15 milionë Euro.