Trajneri nga Vushtrria, Fitim Llapashtica, do të emërohet “timonier” te skuadra e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozheranit.
Burime te “Zeri” zbulojnë se Vllaznia dhe Llapashtica tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë.
Llapashtica edicionin e kaluar ishte ndihmës i trajnerit Shpëtim Idrizi te Trepça ’89.
Ai si shef i shtabit ka punuar edhe te Vushtrria.
Ndryshe, Vllaznia garon në Grupin B të Ligës së Parë.
Ky ekip në edicionin e kaluar e zuri vendin e tetë në këtë grup.