Mourinho i pakënaqur, ndeshja me Porto-n mund të ndryshojë gjithçka.
Mourinho dhe Roma e tij do të përballen me Porto-n në miqësore, një ndeshje me shije të veçantë për trajnerin, por i cili duhet të bëjë llogaritë me blerjet që nuk po bëhen nga klubi.
Special One do të kishte dashur të kishte në dispozicion më shumë lojtarë të rinj se vetëm Rui Patricio dhe të gjithë shpresojnë që verdhekuqtë të bëjnë një paraqitje të mirë mbrëmjen e sotme, për të mos përshpejtuar lëvizjet në merkato, ndoshta duke shpenzuar më shumë nga sa është llogaritur.
Lajmi është raportuar nga La Gazzetta dello Sport.