Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, u nda baras në miqësore, me rezultat 2:2 në përballje me Vardarin.
Ndeshja u zhvillua në Ohër dhe ishte e mirëseardhur për të dy skuadrat.
Vardari avancoi me 0:2 me golat e Grozdanovskit në minutën e 4-të dhe Blazhevski nga penalltia në minutën e 36-të.
Por, Renova barazon në pjesën e dytë me golat e Bachkov në minutën e 72-të dhe Selmani nga pika e bardhë në minutën e 84-të
Vardari përgatitet për sezonin e ri në Ligën e Dytë, grupi i Perëndimit, ndërsa Renova ka përfunduar përgatitjet në bregdetin e Ohrit dhe kthehet në Tetovë.