Merkato e verës në futbollin kosovar është duke vazhduar me lëvizje të shumta.
Qlirim Kashtanjeva muaj më parë lajmëroi se i ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë.
Gazeta “Sheshi” mëson se sulmuesi anësor tashmë ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Ferizaj”.
Kashtanjeva në sezonin e fundit me Arbërinë ka shkëlqyer duke pasur paraqitje të mira në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që futbollisti 22-vjecar më parë ka luajtur edhe për Kukësin U19.