Merkato e verës në futbollin vendor është duke vazhduar me lëvizje të shumta.
Qlirim Kashtanjeva muaj më parë lajmëroi se i ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë.
Media mëson ekskluzivisht se sulmuesi anësor tashmë ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Ferizaj”.
Gjithashtu, media mëson se zyrtarizimi i futobllistit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Kashtanjeva në sezonin e fundit me Arbërinë ka shkëlqyer duke pasur paraqitje të mira në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që futbollisti 22-vjecar më parë ka luajtur edhe për Kukësin U19.