Ballkani nga Theranda ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistë.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Ballkanit.
“Klubi i Ballkanit njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e akademisë sonë, Art Abazi dhe Ermir Abazi.
Dy futbollistët kanë kërkuar që të provojnë një eksperiencë të re për të pasur më shumë mundësi aktivizimi. Klubi e ka kuptuar kërkesën e tyre dhe i ka lënë të lirë.
Duke i falënderuar për kontributin e dhënë, ju urojmë suksese dy djemve.
Dera e Ballkanit do të jetë për herë e hapur për djemtë tanë. Na priftë e mbara Suharekë”, njofton KF Ballkani.