Giovanni Simeone mund të largohet nga Italia gjatë kësaj merkato vere.
Sulmuesi i Cagliarit mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin francez, pasi sipas raportimeve të mediave klubi i Maresille ka shfaqur interes për argjentinasin.
Trajneri i francezëve, Jorge Sampaoli e pëlqen shumë 26-vjeçarin dhe këtë u a ka bërë të ditur drejtuesve të klubit, të cilët kanë nisur menjëherë bisedimet me homologët e tyre italianë.
Por për të arritur te kartoni i futbollistit, Marseille duhet të mposhtë konkurrencën e Villareal, Celta Vigo e Zenit, që gjithashtu interesohen për lojtarin.