Konkurenca e fortë e Juventusit për Kaio Jorge, i cili ndiqej me interes edhe nga Milani, ka detyruar drejtuesit e klubit kuqezi të hedhin vështrimin sërish nga kampionati francez
. Vëmendja e klubit nga “Milanello” është përqëndruar te sulmuesi i Nantes, Randal Kolo Muani, i cili vlerësohet 10 milionë euro.
Kontrata e futbollistit me francezët përfundon në qershor të 2020-ës.
Milani kërkon pikërisht të shfrytëzojë këtë faktor për të përshpejtuar tratativat.
Në garë për kartonin e Muani është futur edhe Southampton.