Pas një fluturimi disa orësh, ekspedita e Shkupit mbërriti në Azore të Portugalisë gjatë mesnatës.
Konkretisht në ishullin Sao Miguel në qytetin Ponta Delgada, i cili ka jo më shumë se 3.500 banorë, ku sonte në stadiumin "Sao Miguel" do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Santa Clara, një nga ekipet më të mira në Portugali, në kuadër të takimit të kthimit të Conference League.
“Gjatë rrugës për Azore, i cili është më shumë se 1.500 km nga Evropa dhe ndodhet në mes të Oqeanit Atlantik, ekspedita pati një pushim të shkurtër në Porto.
I gjithë ai udhëtim zgjati rreth 9 orë”, shkruan mes të tjera “Sportmedia”.
Atmosfera në kampin e skuadrës shqiptare është e mirë. Dihet se Santa Clara në Shkup fitoi me rezultat 3:0. Ndeshja luhet në orën 22.00.