Drita sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj 74-vjeçare.
Nënkampionia e Kosovës do të luajë si mysafire e gjigantit holandez, Feyenoordit në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan FrontOnline. Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Duke parë se ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe kualifikimi tutje duket i pamundur, “Intelektualët”, tifogrupi i Dritës i kanë dhënë zemër skuadrës së tyre.
“Të bashkuar thyejmë çdo barrier, të bashkuar drejtë historisë. Forca Drita zemra e qytetit!”, kanë shkruar tifozët gjilanas në faqen zyrtare.
Ndryshe, Feyenoordi dhe Drita përballen nga ora 20:00.