Ja si kuotohet Vllaznia ndaj AEL-it!
Kompanitë më të mëdha të basteve në Europë e cilësojnë AEL-in e Limasolit si favorit për të fituar edhe takimin e kthimit që do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Koeficienti për triumfin e mundshëm të Vllaznisë varion nga 2.90 në 3, ndërsa barazimi kuotohet me 3.50.
Nga ana tjetër, fitorja e qipriotëve në Shkodër ka koeficientin 2.20.
Shumica e kompanive i japin një përqindje të lartë për kualifikim AEL-it, ndërsa pak besojnë te përmbysja e kuqebluve.