Ofendoi Ronaldon, ndëshkohet me gjobë të rëndë!
Një gjobë prej 1430 eurosh.
Kaq duhet të paguajë folësi i Portos, Fernando Saul, për fyerjen e Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale, siç raportohet nga “A Bola”. Pas kalimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, të fituar nga Porto kundër Juventusit, Saul në dy “story” e tij në Instagram, që u fshinë më pas, i kishte drejtuar komente shumë të pakëndshme CR7 dhe familjes së tij.
Faktet datojnë që në marsin e kaluar dhe gjyqi, i kërkuar nga Federata Portugeze e Futbollit pas raportit të Sporting, çoi në gjobën e “tellallit” të Portos, i cili do të duhet të kompensojë kampionin portugez.