Zbulohet sakrifica e madhe e Messit!
Lionel Messi do të rinovojë me Barcelona-n, marrëveshja është arritur dhe do të zyrtarizohet në fillimin e gushtit.
E opërditshmja Sport ka zbuluar këtë të enjte detajet e kontratës së re të fenomenit argjentinas, i cili ka vendosur të përgjysmojë rrogën.
Numri 10 i katalanasve do të kalojë nga 500 mijë euro në javë në 250 mijë sezonin e ardhshëm, me rrogën vjetore të Pleshtit që do të jetë 12 milionë euro në sezon.