Mbrojtësi spanjoll do ta vazhdojë të ardhmen e tij me “Galaktikët”.
Gjiganti spanjoll Real Madrid ka bërë sot zyrtare që mbrojtësi i krahut të djathtë Dani Carvajal ka nënshkruar një kontratë të re, duke vazhduar qëndrimin në “Santiago Bernabeu”, përcjell KosovaPress.
Carvajal ka rinovuar kontratën edhe për katër vjet, duke e veshur kështu fanellën e “Galaktikëve” deri në vitin 2025.
Që prej transferimit nga Bayer Leverkuseni te Real Madridi në qershor 2013, Carvajal ka shënuar nëntë gola dhe 59 asistime në 362 paraqitje për klubin e Real Madridit dhe Real Madrid Castilla.