Feyenoord duhet të fitojë sonte kundër FC Drita për të vazhduar në rrethin tjetër të Conference League, shkruan media holandeze “ad.nl”.
“Ata e ndiejnë presionin në Roterdamin e Jugut. Edhe pse trajneri Arne Slot tregon se nuk ka dyshime para takimit me skuadrën nga Kosova”, shkruan më tej.
“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mirë nga ne në Kosovë ”, ka thënë Slot.
“Është e sigurt se një fitore ndaj FC Drita, sonte (20.00) në ’De Kuip’, të mbushur me 25,000 shikues, është pothuajse më vendimtare se kurrë”, ka shkruar media holandeze.
“Ne duhet të fitojmë për të vazhduar”, tha Slot, duke shtuar: “Çdo rezultat tjetër nuk është i mjaftueshëm".