Ben White mund të llogaritet si lojtari më i ri i Arsenalit, derisa tani për tani është duke munguar vetëm zyrtarizimi.
Qendërmbrojtësi anglez gjatë ditës së djeshme ka finalizuar kalimin në “Emirates Stadium”, teksa ka kryer edhe testet mjekësore.
Gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se White ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Sipas Romanos, zyrtarizimi i 23-vjeçarit te “Topçinjtë” do të bëhet së shpejti.
Ben White do t’i kushtojë Arsenalit 50 milionë funte.