Ballkani nga Theranda zyrtaron përforcimin nga Shqipëria. Është fjala për Rustem Hoxhën.
“Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë të prezantojë mbrojtësin kampion, Rustem Hoxha! Mbrojtësi 30-vjeçar që u shpall kampion në Shqipëri me Teutën, ishte një nga lojtarët më të dalluar teksa nga dita e sotme, do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.
Rustem Hoxha ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje.
Në Kategorinë Superiore, Hoxha ka një eksperiencë të pasur duke u aktivizuar me ekipe si Teuta, Luftëtari e Kukësi dhe duke fituar 1 Kupë Shqipërie, 1 Superkupë dhe 1 titull kampion.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë”, njofton KF Ballkani.