Emir Sahiti e ka filluar si protagonist absolut këtë sezon me skuadrën e Hajduk. Futbollisti shqiptar, po shkëlqen në radhët e kroatëve në kampionat, por edhe në Europë.
Sot, një gol i tij në minutat shtesë mbajti në lojë Hajdukun, që po shkonte drejt eliminimit në kohën e rregullt në ndeshjen ndaj Tobol të Kazakistanit në Ligën e Konferencës.
Hajduku kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë falë edhe një asisti të Sahitit te goli i avantazhit por sot po mundej me shifrat 3-0 dhe ishte pak sekonda larg eliminimit.
Në minutën e 94-t, ishte Sahiti ai i cili me një gjuajtje të fortë dërgoi sferën në rrjetë dhe bëri që ndeshja të shkonte në kohët shtesë, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij në Europ.