Kampioni i Kosovës, Prishtina, meriton komplimente të pafundme, për kualifikimin në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Bardhekaltrit rrëzuan kampionin e Uellsit, Connah's Quay Nomads.
Prishtina sonte pësoi humbje me 4:2 në konak të Connah's Quay Nomads, por duke iu falënderuar fitores (4:1) në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat të përgjithshëm 6:5 kualifikohet më tej.
Gjashtë gola në Aberystwyth, ku Prishtina vërtetë rrezikoi shumë por fatmirësisht nuk pësuan edhe golin e pestë.
Futbollisti Insall shënon në minutën e 3-të. Në skenë doli Endrit Krasniqi, duke realizuar dy herë brenda 7 minutave(29’ e 36’), për 1:2.
Pjesa e dytë nuk ishte në favor të Prishtinës. Vendasit shënuan tri herë përmes Horan (47’), Insall (57’ e Morris (82’-nga penalltia).
Prishtina pësoi humbje por falë fitores në sfidën e parë kualifikohet dhe tani do të ndeshjen me skuadrën nga Norvegjia, Bodo Glimt.
Connah's Quay Nomads – Prishtina 4:2
Stadiumi “Park Avenu” Aberystwyth.
Gjyqtar: P. Viljanen (Finlanda).
Shënues: Insall (3’ e 57’), Horan (47’), Morris (82-nga penalltia) - E. Krasniqi (29’ e 36’).
Kartona të verdhë: Disney, Wilde, Edwards, Horan dhe Davies.
Connah's Quay Nomads: Byrne, Wilde, Disney (Williams 46’), Horan, Morris, Poole, Edwards, Moore, Mullan (Davies 74’), Owens, Insall.
Prishtina: Nika, Bekteshi, Krasniqi, Mankenda, Mici, Bardhoku, Boshnjaku, Krasniqi (Tolaj 45+2’), Shabani (Muça 72’), John, Hoti (Vangjeli 90+4’).