Sherr me policinë shqiptare, tifozët e skuadrës zvicrane nxirren jashtë nga “Elbasan Arena”!
Ndeshja mes Partizanit dhe Baselit ka nisur me probleme në tribuna. Një grup i vogël ultrasish të Bazelit, i vendosur në një nga tribunat pas porte, është shoqëruar jashtë stadiumit nga policia.
Tifozët e organizuar të skuadrës zvicerane, nisën kore para sfidës dhe në ato momente u rrethuan menjëherë nga forcat e rendit.
Pas diskutimesh mes palëve për rreth 10 minuta, situata përshkallëzoi pasi forcat e rendit ndërhynë kundër ultrasve të Bazelit duke i larguar nga stadiumi, duke shkaktuar një situatë kaotike para startit të sfidës.