Federata Kroate e Futbollit (HNS) i dha fund presidencës së Davor Shuker pas nëntë vitesh, duke votuar njëzëri si pasardhës të tij drejtorin ekzekutiv aktual federal, Marijan Kustiç, kandidati i vetëm.
Shuker, 53 vjeç, nuk gjeti asnjë mbështetje për rizgjedhjen, por tha se ishte i lumtur që “ka qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit kroat si si lojtar ashtu edhe si president i HNS”.
Ish -sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e ekipit kombëtar që përfundoi i treti në Kupën e Botës 1998 në Francë – dhe me gjashtë gola ishte golashënuesi më i mirë i turneut – dhe shikoi si president finalen e humbur kundër Francës në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Arsyet e largimit të tij nuk janë të qarta, por sipas mediave Shuker nuk do të kishte përballuar me vendosmërinë e nevojshme vështirësitë e ndryshme që po kalon futbolli kroat, veçanërisht pas krizës Covid-19.