Shkëndija nga Tetova është eliminuar edhe nga Liga e Konferencës, duke u mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup nga Riga e Letonisë me rezultat 0:1.
Eliminimin e papritur të kuqezinjve sigurisht se ka kapërdirë lehtë as Gajur sadiku, legjenda e futbollit tetovar. Ishfutbollisti i njohur që jeton malmo të Suedisë deklaroi se i ka ardhur keq për eliminimin, por se nuk është fundii botës. Ai tha se sponsori Ecolog e dinë më së miri se çka i duhet klubit.
“Me keqardhje, por nuk është fundi i botës. Sponsori kryesor Ecolog e dinë sakt se çka i nevojitet klubit. Shpresojmë në më të mirën për KF Shkëndija.
Shkëndija i meriton grupet e Champions Leagues.
Me siguri se do të merren masa në të ardhnen për të mirën e të gjithëve. Ecolog Arena dhe publiku tetovar e meriton një gjë të tillë. Forca Shkëndija”, ka deklaruar për News-TV, legjenda tetovare Gajur Sadiku.