Skuadra shqiptare, Shkupi, është eliminuar në raundin e dytë në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u eliminua nga Santa Clara me rezultatin e përgjithshëm 5-0.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar sonte, skuadra portugeze shënoi fitore 2-0, me golat e shënuar nga Carlos Carvalho dhe Mikel Villanueva.
Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Santa Clara do të takohet me Olimpija Ljubljana.