Feyenoordi e ka eliminuar Dritën nga UEFA Conference Liga, pasi e ka mposhtur me rezultat 3-2 në takimin kthyesë, të zhvilluar të enjten mbrëma në Roterdam të Holandës.
Në duelin e luajtur në stadiumin ‘De Kuip’, te tre golat për vendasit i realizoi Guus Til (7’, 68’ dhe 90’), kurse për gjilanasit shënuan Marco Simonovski (12’) dhe Astrit Fazliu (16’).
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, i cili ka thënë se tha se fati dhe tifozët ishin vendimtar në fitoren ndaj ekipit kosovar.
Me pas tekniku holandez përgëzoi futbollistët e tij për angazhimin në fushën e lojës.
“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mërzitshme. Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi. Faktori i fatit dhe tifozët tanë fantastik ishin vendimtar.
Portieri ynë vërtet na dërgoi tutje sonte. Dhe sigurisht më duhet të përmend Guus Til, megjithëse i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”, deklaroi Slot për “ESPN”.