Erling Haaland ndoshta nuk do të lëvizë nga Borussia Dortmund në këtë merkato verore.
Sidoqoftë, fati i tij duket i qartë: të shkojë në një klub të madh dhe të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. Ose, ekziston edhe një zgjidhje tjetër, shumë “e përzemërt”, e cila mban emrin e Leeds.
Asnjë gabim, sepse në rrjetet sociale, shumë përdorues dhe tifozë anglezë kanë vënë në dukje atë që i ndodhi qendërsulmuesit norvegjez në orët e fundit. Haaland u ndalua nga një grup tifozësh, që donin autografe. Ai, pa asnjë problem, u ndal, ndërsa ishte në makinën e tij, dhe i kënaqi të gjithë.
Por, një detaj nuk u shpëtoi të pranishmëve: sulmuesi ishte i veshur me pantallona të shkurtra të Leeds, i cili ka qenë gjithmonë ekipi i tij i preferuar.