Takimi Universitatea Krajova-Laçi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi klubi rumun ishte i pezulluar që ta luante ndeshjen pa praninë e tifozëve.
Eliminimi nga Laçi nuk është “përtypur” nga tifozët e Krajovës, të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre, madje duke i kërcënuar edhe me thyerje këmbësh.
Qindra tifozë të Universitateas pas ndeshjes, të ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit, kanë protestuar ndaj ekipit, madje kanë rrethuar edhe autobusin ku ndodheshin lojtarët dhe stafi. Ata kanë protestuar ndaj tyre duke e quajtur turp eliminimin nga Laçi dhe i kanë kërcënuar futbollistët.
“Lojtarë të Serisë B. Do t’ju thyejmë këmbët”. “Mercenarë, mercenarë”.
Këto ishin thirrjet dhe kërcënimet e tifozëve të irrituar ndaj lojtarëve të Universitateas pas eliminimit që Laçi u bëri në turin e dytë të Konferencë Ligës.