Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Dritë e madhe në “De Kuip”!, urime kualifikimin historik Prishtinës, Teutës dhe Laçit!

Futboll

Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Dritë e madhe në “De Kuip”!, urime kualifikimin historik Prishtinës, Teutës dhe Laçit!

Nga: K.G. Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:26
Gazetari nga Maqedonia e Veriut: Dritë e madhe në “De Kuip”!, urime kualifikimin historik Prishtinës, Teutës dhe Laçit!

Reshat Ibraimi, gazetar sportiv me përvojë, në gjeneratën e sakrificës kontriboi për sportin e Kosovës, iu ka bërë zemra mal që tri skuadra shqiptare janë në rrethin e tretë kualifikues të Conference League në futboll.

“Dritë e madhe në “De Kuip”!, urime kualifikimin historik Prishtinës, Teutës dhe Laçit!

Drita e Gjilanit bëri paraqitje fantastike. Me pak fat mund të vazhdonte ëndrra në Ligën e Konferencës. Humbja 3:2 nga Feyenoordi në stadiumin De Kuip në Roterdam, para 25 mijë shikuesve, është një përvojë e madhe për të ardhmen. 

Ju lumtë djemve të Dritës dhe trajnerit të saj Ardian Nuhii për emocionet që na dhuruan. 

Ndërsa, përgëzojë Prishtinën e trajnerit Zekirja Ramadani, Laçin e Shpëtim Duros dhe Teutën e Edi Martinit për kualifikimin historik në raundin e tretë të LK. 

Shkëndijës, Shkupit, Partizanit dhe Vllaznisë sukseve në vitin e ardhshëm”, ka shkruar Ibraimi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat