Bezdiset

Futboll

Bezdiset

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 15:03
Bezdiset

“Donnarumma është një portier i shkëlqyeshëm, ai ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e Milanit, ka bërë historinë e tij, por tani po fillon historia ime. Unë do të punoj shumë për të bërë të njëjtën gjë”. 

Mike Maignan mbyll kështu krahasimin me Gigio Donnarumma, në konferencën për shtyp të prezantimit me Milanin.

Portieri francez duket se nuk e ndjen presionin e trashëgimisë që merr mbi supe dhe tashmë është gati të luajë në miqësoren e nesërme: “Ishte një javë intensive me stërvitje dhe përgatitje të shkëlqyeshme.

Unë jam gati të luaj. Forca ime është aspekti mendor, përqendrimi i madh. Jam gjithmonë shumë i pranishëm dhe i koncentruar në lojë. Pastaj jam këtu për të mësuar dhe përmirësuar, gjë që do ta bëj gjatë gjithë karrierës sime”.

Maignan përsërit disa herë se dëshiron të punojë shumë dhe të përmirësohet me fanellën e kuqezinjve, ndoshta duke fituar një trofe si me Lille. “Jean Pierre Papin thotë se është merita ime, nëse Lille fitoi Ligue 1? Unë jam shumë krenar për fjalët e tij, i jam shumë mirënjohës. Por ky titull, – specifikon portieri kuqezi, – ishte meritë e të gjithëve. Ne fituam me punë ekipore, së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat