Igli Tare shijon disa ditë pushimesh, por asnjëherë nuk e fik telefonin. Bën vërtet shumë nxehtë në këto ditë të merkatos. Është një Lazio në ndërtim e sipër. Pas zborit në Auronzo di Cadore, trajneri Sarri pret përforcime të tjera, që do të jenë gati për në Gjermani, ku do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve.
Drejtori sportiv bardhekaltër, Igli Tare, duke folur për mikrofonat e “Tg3 Lazio”, komentoi situatën: “Ne mund të shkojmë shumë larg, e kemi transformuar plotësisht ekipin. Një ide e re e lojës, një trajner i ri, një mentalitet i ri.
Pra, kushtet janë të mira. Jemi akoma një kantier ndërtimi i hapur, shpresoj që deri në fund të gushtit t’i japim formën e duhur skuadrës”.
Tare foli edhe mbi pritshmëritë e sezonit të ri të skuadrës që drejton: “Unë mendoj se Lazio do të jetë protagoniste në ligën italiane sezonin e ardhshëm. Lojtarët shqiptarë? Nuk është rastësi, është një çështje besimi.
Duke i njohur ata shumë mirë si lojtarë, mendova se mund të bënin për ne. Hysaj ishte një lojtar shumë i suksesshëm para se të vinte te Lazio”.